Ndikimi turk në Shqipëri e Serbi, Erdogan ka rritur investimet dhe tregtinë
Vizita e presidentit Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri dhe Serbi, konfirmon ndikimin që dëshiron të shtrijë Turqia në Ballkanin Perëndimor.
Në Shqipëri, ai shprehu interes për vazhdimin e investimeve dhe zgjerimin e tregtisë, e cila përgjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm me shifra që e kanë vendosur shtetin turk në top-listën e shteteve që po ushqejnë ekonominë tonë.
Kështu përgjatë 5 viteve të fundit, shkëmbimet tregtare janë rritur rreth 70%, duke arritur në 900 mld dollarë dhe ambicia është që ato të arrijnë në 2 mld dollarë. Edhe kompanitë me kapital turk janë shtuar në vend, duke hapur mbi 15 mijë vende pune.
Nga ana tjetër, ritmi i rritjes në Serbi ka qenë i shpejtë, pas vizitës së presidentit Erdogan në Beograd në vitin 2017. Prej asaj kohe, tregtia është rritur 150% dhe numri i firmave që operojnë, pothuajse është 5-fishuar.
Turqia i furnizon të dy vendet me shumicë me hekur, çelik, makineri e plastikë. Ndërkohë, Serbia e furnizon me goma e pajisje e elektrike, ndërsa Shqipëria me bakër, alumin dhe fara bimore.
Në gjuhën e shifrave është e vështirë të thuash nëse Erdogan do të zgjidhte mes Ramës ose Vuçiçit, por megjithatë ai ka ushtruar ndikim tek ne, për përhapjen e arsimit dhe besimit fetar mysliman, një ndikim që nuk e ka përhapur dot në mes serbeve ortodoksë. Edhe në teknologjinë e armatimeve furnizimet janë te hapura për të dy vendet, por koha do ta tregojë nëse ka zgjedhur të fuqizojë njërin apo tjetrin shtet.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë