Ndodh për herë të parë, emigrantët nga Kosova votojnë sot në ambasadat e tyre
Që prej orës 07:00 të mëngjesit të së shtunës (8 shkurt 2025) emigrantët e Kosovës nisën të votojnë në përfaqësitë diplomatike të shtetit të tyre, në vendet ku ata jetojnë, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në territorin e Kosovës.
Kjo është hera e parë në historinë e Kosovës që po realizohet një proces i tillë, tha zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Përfaqësitë diplomatike janë kthyer për një ditë në qendra votimi për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe që kanë të drejtë vote.
Votimi më 8 shkurt po zhvillohet në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, që gjenden në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Evropë.
Mbi 20,000 shtetas të Kosovës, të cilët kanë zgjedhur këtë metodë votimi, mund të votojnë deri në orën 18:00.
Ky proces i votimit për mërgimtarët po zhvillohet në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës.
Votuesit jashtë Kosovës identifikohen me dokumentin e identifikimit të lëshuar nga autoritetet e Kosovës, si letërnjoftimi, pasaporta, ose patenta e shoferit.
Për të votuar jashtë Kosovës janë regjistruar rreth 105,000 shtetas, nga të cilët 20,324 janë regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, ndërsa rreth 60,000 të tjerë për të dërguar fletëvotime në kutitë postare të hapura nëpër botë.
Pjesa tjetër do të dërgojë pakon me fletëvotime në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Në Amerikë dhe Kanada ky proces fillon në orën 13:00 sipas kohës lokale të Kosovës planifikohen të hapet edhe procesi i votimit në ambasadën e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Uashington deri në konsullatën e Nju Jorkut, gjithashtu edhe në ambasadën e Kosovës në Kanada, respektivisht në Otavë, si dhe në konsullatën e Torontos.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të garojnë 28 forca politike, duke përfshirë 20 parti, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat të pavarur.
Pritet që rreth 2 milionë qytetarë të votojnë në këto zgjedhje, ndërkohë që KQZ ka shtypur 1,752,650 fletëvotime.
Kjo është një shifër më e vogël se numri i votuesve, për shkak të historisë së daljes të ulët në zgjedhje në vitet e kaluara, që ka qenë gjithmonë nën 50%.

LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut