Ndoja del kundra: Tërheqja e firmave për Avokatin e Popullit nuk është burrëri

9 Dhjetor 2025 | 13:51

Deputeti i Partisë Demokratike Arjan Ndoja këtë të martë, ka kritikuar vendimin e deputetëve të opozitës për t’u tërhequr nga mbështetja për kandidatët për Avokatin e Popullit, duke e cilësuar këtë veprim si të pamoralshëm dhe të papranueshëm politikisht.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Ndoja theksoi se, pavarësisht debatit moral, nga pikëpamja juridike tërheqja e firmave sjell automatikisht humbjen e mbështetjes për kandidatët.

Sipas tij, hapi i radhës duhet të jetë rihapja e procedurës dhe shpallja e kandidatëve të rinj në përputhje me kuadrin ligjor.

Duke iu drejtuar mazhorancës, deputeti ngriti edhe çështjen e vullnetit politik për t’ia lënë opozitës drejtimin e institucionit të Avokatit të Popullit.

“Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike. Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma. A keni vullnet politik t’ia lini opozitës këtë post? Nëse po, e rihapim procedurën për të risjellë kandidatët komfor rregullave.”-tha Ndoja.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026