Ndotja e ajrit shkakton ankth dhe depresion
Ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit është lidhur me një rrezik më të lartë të depresionit dhe ankthit. Studiuesit nga Universiteti i Pekinit analizuan të dhënat e 389,000 njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 10 viteve. Ekspozimi vjetor ndaj ndotjes së ajrit u vlerësua për secilin pjesëmarrës, duke përfshirë PM2.5 grimca të vogla që janë aq të vogla sa mund të kalojnë përmes mushkërive në qarkullimin e gjakut dhe dioksidi i azotit, i cili emetohet nga automjetet.
Gjatë një dekade, 13,131 njerëz u diagnostikuan me depresion dhe 15,835 u diagnostikuan me ankth. Analiza tregoi se personat e ekspozuar ndaj sasive më të larta të ndotjes së ajrit kishin 16 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar depresion klinik dhe 11 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar ankth krahasuar me ata që kishin qenë të ekspozuar më pak.
‘Reduktimet e ekspozimit ndaj ndotësve të shumtë të ajrit mund të lehtësojnë barrën e sëmundjes të depresionit dhe ankthit.’ Ata thanë se një rritje e rrezikut u regjistrua edhe në nivelet e përqendrimit të ndotjes nën standardin e cilësisë së ajrit në Mbretërinë e Bashkuar, duke sugjeruar se rregulloret më të rrepta janë ‘thelbësore’. Ndërsa nevojiten kërkime të mëtejshme për të shpjeguar se çfarë mund të shkaktojë lidhjen, mund të jetë se ndotja e ajrit ndikon në sistemin nervor qendror – i përbërë nga truri dhe palca kurrizore në disa mënyra të ndryshme.
Sipas standardeve të agjencisë për cilësinë e ajrit, 99 për qind e njerëzve jetojnë në një zonë me nivele të papranueshme ndotjeje. Organizata paralajmëroi se ajri i ndotur po rrezikon shëndetin e pothuajse të gjithëve për një kohë të gjatë.
Dëmet që mund të sjellë ndotja e ajrit
1- Shkak që fëmijët të kenë koefiçent të ulët IQ
2- Memorje të ulët te fëmijët
3- Vonesa në zhvillimin e fëmijëve
4- I bën fëmijët ankthiozë
5- Shkurton jetën e një njeriu
6- Rrit mundësitë për autizëm
7- Shkak për probleme me astmën
8- I bën gratë infertile më shpejt
9 – Probleme gjatë shtatzanisë
10- Rreziku për kancer
11- Dëmton spermën e meshkujve
12- Shton mundësinë për psikoza
13- Rrezik për demencën.
LEXONI GJITHASHTU:
- 20 vite në ushtri, rreshterja tregon se si njohu edhe bashkëshortin në punë
- Rreshterja që prej 20 viteve rregullon makinat e Forcave të Armatosura
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona