Ndotje në plazhin e vjetër Vlorë/ Turistët pëlqejnë bukurinë, por jo papastërtinë 

17 Maj 2024 | 15:57

Vija bregdetare e Plazhit të Vjetër në Vlorë, mes gjithë bukurisë natyrore, përballet me një problem të vazhdueshëm e cila është ndotja e kësaj zone .

Kjo problematikë jo vetëm që ndikon negativisht te turistët, por gjithashtu dëmton ekosistemin bregdetar. Banorët e zonës shprehin shqetësimin e tyre për këtë situatë dhe për ndikimin negativ që ka në pamjen dhe ambientin e plazhit.

“S’është bërë akoma gati vetëm nga papastërtitë, atje ku kanë privat e punuan kurse këtu është i pistë, duhet të vihet dorë, është shumë e populluar ka shumë të huaj por nuk është, se nuk vë dorë shteti, siç është privati me lule e pastron e rregullon , ne e kemi shtëpinë aty dhe kemi filluar që në prill dhe nuk është pastërtia e duhur”

Turistët që vizitojnë këtë zonë tërhiqen nga bukuria e qytetit të Vlorës dhe Plazhit të Vjetër. Ata shprehin admirim për peizazhin natyror dhe për shkëlqimin e qytetit bregdetar, por shumë prej tyre nuk mund të injorojnë praninë e mbeturinave, duke e vlerësuar si një pengesë për përvojën e tyre të pushimeve.

“Vijmë nga Belgjika, ne kemi blerë shtëpi këtu, ne jetojmë këtu na pëlqen shumë Vlora, kjo pamje, bashkëshorti im ka shkruar një libër për Shqipërinë dhe më shumë për Vlorën, ai shpjegon atje gjithë udhëtimet tona nëpër Shqipëri dhe historinë tuaj”

Megjithëse numri  turistëve është kryefjala e momentit, Plazhi i vjetër është një nga zonat më të populluara  gjatë sezonit turistik  dhe e pëlqyer jo vetëm nga vendasit por dhe nga te huajt kjo zonë nuk ka pasur vëmendjen që meriton nga institucionet përkatëse.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026