Ndreca: Kriptomonedhat paraqesin ‘spekulim rreziku’ për shkak të luhatshmërisë
Henri Ndreca, analist dhe konsulent ne tregun e kriptoaseteve dhe përkthyes në gjuhën shqipe i librit bestseller “Standardi i Bitcoin”, foli për sigurinë e kriptovalutave në investime të ndryshme.
Ai tha se krahasuar me kategoritë tjera si aksionet, aplikacionet ose ari, nafta etj., kriptomonedhat paraqesin një “spekulim rreziku” mirëpo kanë siguri në aspekte tjera.
“Në aspektin e investimit janë më të rrezikshme si pasojë e luhatshmërisë që kanë në tregje si pasojë e papjekurisë së tregjeve krahasuar me aksionet. Por në rastin e pagesave, Bitcoini konsiderohet si një sistem global pagesash – pra në këtë aspekt Bitcoin është shumë i sigurt”, tha Ndreca në emisionin “Now” me Erla Mëhillin.
Ai shtoi se transaksionet që ndodhin në rrjetin e Bitcoinit janë të pakthyeshme the të pa censurueshme. Ndreca mori një shembull ku tregoi se procesi i transaksionit me Bitcoin nuk mund të manipulohet.
“Nëse e krahasojmë sistemin tonë të pagesave, i cili mbështetet te banka të nivelit të dytë dhe banka të nivelit të parë, është një punë e madhe dhe një koordinim i madh njerëzor në mënyrë që transaksionet që ndodhin mes të gjithëve, të shlyhen në fund të disa ditëve në këto bankave. Gjithë ky proces njerëzor zëvendësohet me këto pajisje elektronike”, shpjegoi Henri Ndreca.
Ai ndër tjerash shtoi se kriptovaluta është një ndryshim i sistemit aktual monetar që bazohet në burime njerëzore, ndërsa ato në algoritme kompjuterike.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 10:50 Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme
- 10:48 Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona
- 10:42 Ambasadori Bergner: Protestat janë të mirëpritura kur mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian
- 10:19 Arrestohet 20-vjeçari i dyshuar për zjarrin masiv në fshatin Drizë të Fierit
- 10:19 Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet
- 10:12 Robotët humanoidë zbresin në fushën e futbollit në RoboCup 2026