Ndreca: Qasja e PD ndaj Reformës në Drejtësi është shumë e nxituar
Juristi Plarent Ndreca, u shpreh se qasja e Partisë Demokratike ndaj Reformës në Drejtësi është shumë e nxituar.
I ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Ndreca theksoi se Partia Socialiste e ka mbështetur këtë reformë teksa shtoi se nga PD pritej më shumë durim.
“Qasja e PD ndaj reformës në drejtësi është shumë e nxituar, shumë jo profesionale dhe është për ta shfrytëzuar për aksione ditore të politikës së ditës. PS ka mbrojtur një reformë që është krijuar nga politika dhe e ka mbështetur dhe i ka dhënë besim sistemit të drejtësisë. Nga PD pritet që të rri larg. Nga PD pritej durim”- tha ai.
Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve, Reforma në Drejtësi nuk ua ka kthyer shqiptarëve besimin tek drejtësia. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se si funksionon drejtësia sot krahasuar me 5 vite më parë, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar.
Ndërsa 28.1% e tyre janë shprehur se sistemi jonë i drejtësisë është përkeqësuar. 6.7% e të pyeturve mendojnë se drejtësia është shumë me keq se sa ka qenë 5 vite më parë.
Vetëm 27.3% e të pyeturve mendojnë se sistemi i drejtësisë me reformimin është më mirë. Ndërsa shumë më mirë mendojnë vetëm 0.1%, një shifër shumë e ulët.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ylli Manjani: Drejtësia sot është shumë më keq, korrupsioni u thellua
- Shqiptarët të zhgënjyer nga Reforma në Drejtësi
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 12:35 Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, pjesëmarrja kaloi 8% deri në orën 11:00. Procesi i votimit vijon
- 12:34 AF Elbasani dhe Armand Duka reagojnë pas ndarjes nga jeta të Fatjon Bunjakut
- 12:23 Bedri Hamza voton me familjen: Dilni në votime, sot vendosim për katër vitet e ardhshme
- 12:14 Tre tërmete të forta tronditin Athinën, sa ishin magnitudat
- 12:10 Ishte denoncuar i humbur, gjendet i pajetë në lumin Mat ish-efektivi i Gardës, Flamur Kolmarku
- 12:09 Zgjedhjet në Kosovë, Haxhiu voton: Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e fortë është demokracia jonë