Ndryshime në grupin e PS, pritet zëvendësimi i mandatit të Arben Ahmetajt

3 Janar 2024 | 13:57

Sesioni i ri parlamentar pritet të sjellë ndryshime në grupin e Partisë Socialiste.

Ky grupim do të ketë pjesë të saj një deputet të ri për shkak se Arben Ahmetajt, tashmë në arrati do t’i hiqet mandati pasi ka munguar në parlament për 6 muaj.

Referuar nenit 71 pika 2 të kushtetutës, mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend.

Data 6 korrik është hera e fundit që deputeti socialist u shfaq në seancë plenare dhe në bazë të kushtetutës më 6 janar konstatohet pavlefshmëria e mandatit.

Në listën e socialistëve për qarkun e Tiranës, sipas votës preferenciale mandati i takon drejtueses së kadastrës, Dallëndyshe Bici, së cilës kryeministri Rama 10 muaj më parë i besoi drejtimin e këtij institucioni.

Nëse kjo e fundit, nuk e pranon mandatin, atëherë në listë i radhës është juristi Plarent Ndreca e cili ne zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ka marrë 4008 vota në Tiranë.

Jeta parlamentare rikthehet më 15 janar, ku do të mbahet seanca e parë për sesionin e ri dhe me interes do të jetë marrëdhënia mes pozitës dhe opozitës e cila gjatë muajve të fundit të 2023-it nuk lejoi zhvillimin normalë të punës së parlamentit pasi mazhoranca nuk miratonte kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026