Ndryshime në listën e Gjermanisë, probleme shëndetësore për talentin 20-vjeçar
Emre Can është risia e orëve të fundit e kombëtares gjermane në prag të kampionatit evropian, me mesfushorin që do t’i bashkohet panzerave. Një shqetësim shëndetësor i Pavlovic ka bërë që talenti bavarez të braktisë grumbullimin, duke lënë vendin bosh, e në këtë pikë, Nagelsmann vendosi për zëvendësuesin e tij. 20-vjeçari ka shfaqur një shqetësim në bajame, ndërsa stafi mjekësor konfirmoi se lojtari nuk është në 100% e tij, e për këtë arsye koha e rikuperimit është më e gjatë nga ajo në dispozicion.
Pas konsultimit me zëvendësin e tij Wagner, Nagelsmann nuk humbi kohë duke thirrur mesfushorin me shumë eksperiencë Emre Can. Sezoni i tij i fundit me verdhezinjtë ishte fantastic, ndërsa mungesa në listën e të grumbulluarve u pa me habi nga tifozët gjermanë. Tanimë synimi u arrit dhe Can do të jetë krahas shokëve të tij, me Gjermaninë që Lufton për fitimin e Euro 2024, ndërsa është vendi pritës i këtij eventi.
Kujtojmë se 1 ditë më parë, u regjistruan përplasje verbale mes dy futbollsitëve Fullkurg dhe Rudiger, të cilat për pak sa nuk degjeneruan në atë fizike.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit