Ndryshimet në qeveri, Bardhi-Ramës: Fillo me respektimin e votës së lirë
Pas përfundimit të mbledhjes informale dy ditore të qeverisë në Tepelenë kryeministri Rama deklaroi se kanë reflektuar mbi arritjet dhe kanë vendosur piketa për vijimin e punës. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas kësaj deklarate duke thënë se rikonceptimi i qeverisjes nis nga respekti për votën e lirë.
Sipas tij është thelbësor largimi i kreut të qeverisë, duke e cilësuar Ramën si më të korruptuarin dhe të lidhurin me krimin e organizuar në Europë.
“Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët. Sot Edi Rama është kreu i një grupi parlamentar që ka në përbërje të tij një të arratisur të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia. Shqiptarët kërkojnë zgjidhje. E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e tij përgjegjës për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar,” – u shpreh Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Largimi i Gjiknurit e ndryshimet në kabinet, Rama flet për zhvillimet në PS e qeveri
- “Turizmi në nivelet e Greqisë”, Rama: Kemi krijuar besim te investitorët e huaj
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë