Ndryshimi i vendbanimeve, KQZ kërkesë Gjendjes Civile për lëvizjen e shtetasve përpara zgjedhjeve
Akuzat e ngritura nga palët politike për lëvizjen e shtetasve u bë pjesë debati në tryezën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Anëtarët e zgjedhur nga opozita shfaqën shqetësimin e ngritur nga partitë, ku sipas tyre shtetasit me të drejtë vote po u ndryshohet vendbanimi.
“Njësia administrative ku familje të ndryshme janë regjistruar, figuron një në Tiranë ndërkohë anëtarë të tjerë të familjeve rezultojnë në qarqe apo bashki të ndryshme. A kemi të bëjmë këtu me një transformim të vullnetit të banuesit ose një ndërhyrje në vullnetin e gjithë secili për të zgjedhur vendbanime?, u shpreh Dritan Çakaj.
Pyetjes së anëtarit të Rregullatorit iu përgjigj ai që drejton institucionin, Ilirjan Celibashi i cili pranoi kërkesën për të zhvilluar një mbledhje me përfaqësuesit e Drejtorisë së Gjendjes Civile.
“Unë mbajta shënime dhe në cilësinë e përfaqësuesit të KQZ në marrëdhënie më të tretë do t‘i kërkojë një informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile mbi kriteret që janë bërë lëvizjet e shtetasve”, u shpreh Celibashi.
Ky debat lindi pasi në rendin e ditës KQZ kishte miratimin e numrit të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Sipas raportit të Ministrisë Brendshme, në bashkitë Berat dhe Fier kishte patur rritje të popullsisë dhe duhej rritur numri i KZAZ-ve. Kësisoj KQZ vendosi ngritjen e 92 KZAZ-ve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve