Ndryshohet masa e sigurisë për 14-vjeçarin i cili u kap me armë zjarri në Vlorë
Këtë të shtunë ka dalë para togave të zeza 14-vjecari V.T i cilit një ditë më parë u kap me një armë zjarri dhe një sasi municionesh luftarake. Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur per 14-vjecarin të ndryshojë masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’.
Avokatja mbrojtëse e 14-vjecarit, Xhoana Hyka ka sqaruar se gjykata e ka marrë këtë vendim mbi bazën e ligjit për të mitur ku 14-vjecari konsiderohet në moshë fare të vogël për të mbajtur përgjegjësi penale
“Sapo përfunduam seancën gjyqësore për vlerësimi dhe caktimin e masës së sigurisë për të miturin në konflikt me ligjin. Gjykata u bazua tek kodi i drejtësisë penale për sa i takon masës së sigurimit nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’. Nuk mund të paragjykojmë punën e Prokurorisë dhe hetimëet derisa Gjykata të japë një vendim përfundimtar. Mendojmë që vendimi i dhënë sot është një vendim i drejtë”, tha avokatja e të miturit.
Bardhosh Tozaj babai i 14-vjecarit pas përfundumit të seancës gjyqësore falenderon institucionet për bashkëpunimin që sipas tij kanë parandaluar një ngjarje kriminale. Tozaj i bënë thirrje prindërve të bëjnë kujdes dhe kur dyshojnë dicka tek fëmijët e tyre ta denoncojnë
“Jam i tronditur edhe pse të tjerët e kanë marrë si lojë, mund të ndodhte një tragjedi. Falenderoj të gjitha organet për bashkëpunimin që arritën deri në këtë pikë. Kam një mesazh për të gjithëq prindërit që tu rrinë afër fëmijëve, tëe komunikojnë dhe bashkëpunojnë me institucionet mësimore dhe policinë”, u shpreh babai i 14-vjeçarit
Seanca gjyqësore është zhvilluar në prani të të miturit dhe psikologut.14 vjecari në seancë ka treguar ngjarjen që pistoletën e ka gjetur në një godinë të braktisur dhe e ka mbajtur pasi me disa shokë kanë bërë video në mal për tik tok. Ai gjatë seancës thotë se për ngjarjen është ndier i penduar.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona