Ndryshohet ora, akrepat kthehen 60 minuta prapa
Në orën 3 të mëngjesit, të dielën e fundit të tetorit, akrepat u kthyen pas 60 minuta.
Tashme do të flemë 1 orë më shumë. Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë.
Falë celularëve smartphone, ndërrimi i orës bëhet në mënyrë automatike. Ndërkohë, nuk duhet të harroni të rregulloni orën e murit dhe ato që mbani në duar.
Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70 me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.
Në vitin 2018 pati diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Evropian ku u la në dorën e qeverive të shteteve përkatëse që të vendosin se cilën orë do të mbajnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta