Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ulet sërish nafta

28 Prill 2023 | 15:49

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të premte vendimin e marrë në lidhje me çmimin e tregtimit të karburanteve në vend.

Çmimi i shitjes me pakicë për naftën do të jetë 174 lekë për litër.

Çmimi në pompë shënon një ulje me 3 lekë për litër nga çmimi i vendosur du ditë më parë nga Bordi i Transparencës.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 177 lekë/litri, duke shënuar një ulje me 1 lek për litër.

Ndërkohë që çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 66 lekë/litri duke shënuar një rënie me 9 lekë për litër.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 81 lekë/litër.

Bordi bën me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në datë 28 prill, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026