“Në 8 vite, rrogat duhet të ishin 3 herë më të larta”, Berisha: Këta vetëm vjedhin
Sali Berisha deklaroi në një takim të fushatës elektorale në Delvinë se në 8 vite në pushtet qeveria Rama duhet të kishte rritur rrogat.
Sipas tij, në krahasim me vitin 2013, pagat duhet të ishin 3 herë më të mëdha, por “këta dinë vetëm të vjedhin”.
“Pra këtë fushatë e kemi në një epërsi morale të pakrahasueshme. Në këtë fushatë, kandidatët i keni zgjedhur vetë. Delvina, Saranda, Shqipëria, kërkojnë si zogu ajrin, kërkojnë ndryshimin. Pse do të rrokullisemi ne në këtë mënyrë, pse do të shkelmohemi ne nga krimi dhe mafia. Pse do të ikin fëmijët tanë nga të 4 anët e dheut, duke pasur një parajsë të vërtetë tokësore në Delvinë dhe kudo në Shqipëri. Çfarë po ndodh me ne.
Edhe unë po të isha i ri do të ikja, sepse mesataren e ngre dhe në universitet nuk shkoj dot. Shkojnë fëmijët e të pasurve, atyre që u marrin mësues dhe të rrallë pastaj të tjerët. As Suedia, as Gjermania, as Austria nuk e bëjnë këtë. Pastaj çfarë do të bëjë ai që fiton, merr diplomën, nuk gjen punë. Imagjinoni ku jemi,” – u shpreh Berisha.
Sipas tij në 8 vite kanë ikur nga Delvina dhe nga Shqipëria, 35 % e popullatës dhe 80% e të rinjve.
Berisha u shpreh se Rama merr punonjës nga India, Srilanka e Bangladeshi sepse ka frikë nga vota e shqiptarëve sepse siç tha ai, në 8 vite, nga njerëzit që ishim më mirë të paguar në rajon, më mirë se bullgarët dhe rumunët që ishin anëtarët e BE-së, u rrokullisëm në njerëzit më të keqpaguar.
“Nga viti 2005-2013, përveç të ardhurave me taksa të përgjysmuara në krahasim me sot, e rritëm borxhin me 4.2%. nga 58.2 që e ka Fatos Nano, e rritëm në 62.6 %. Sa e rriti borxhin zotëria. E ka rritur borxhin në 107 %, e ka rritur borxhin 43%. Ka marrë 5 miliardë euro borxh. Po të donte ky me 5 miliardë euro, vetëm nga borxhi pa përdorur asnjë qindarkë nga të ardhurat, mund të rriste 6 herë rroga, mund të rriste 3 herë rrogat e pensionet. Kjo është e vërteta,” – u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)