Në burg prej 2 vjetësh, Apeli i Posaçëm liron ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka
Apeli i Posaçëm liroi nga qelia ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, i cili mbahej në burg që prej qershorit të vitit 2024.
Vendimi u dha nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili pasi dëgjoi avokatin mbrojtës të Zarkës dhe prokurorin e çështjes, që kërkuan lirimin e tij nga qelia, vendosi të pranojë kërkesën.
Lirimi pasi ish-drejtuesi i Prokurorisë Vlorë ka përfunduar shlyerjen e dënimit.
Zarka u dënua me 4 vite burg për “korrupsion” dhe “ndikim të paligjshëm” në çështjen e njohur si Toyota Yaris, dënim që u reduktua në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Hetimi për dosjen e njohur si “Toyota Auris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset