Në cilat qytete të Ukrainës po ndodhin luftimet?
Prej 6 ditësh Rusia po sulmon një pjesë të mirë të territorit të Ukrainës, kryesisht me raketa dhe sulme ajrore. Luftimet kanë lënë qindra civilë të vdekur, mes tyre fëmijë.
Moska ka përdorur deri tani rreth 75% të forcave të saj ushtarake në të gjithë Ukrainën. Ushtarët ukrainas, megjithatë, po e mbrojnë vendin me këmbëngulje, dhe pretendojnë se kanë vrarë ose plagosur rreth 5710 ushtarë rusë.
Por në cilat qytetet e Ukrainës janë përqendruar luftimet?
Disa forca ruse kanë hyrë në qytetin jugor të Khersonit, ku janë zhvilluar luftime intensive me trupat ukrainase. Përveç luftimeve në rrugët e qytetit, ka pasur edhe shpërthime në pjesën veriore të Khersonit.
Në Kharkiv, që është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, raportohet për 10 persona të vrarë nga bombardimet ruse mbi zonat e banuara. Presidenti Volodymyr Zelensky tha të hënën se sulmet e Rusisë kundër civilëve “janë krime lufte”.
Mariupolit – një qytet-port në Ukrainën juglindore -, i është ndërprerë energjia elektrike dhe forcat ruse po e bombardojnë pa pushim në përpjekje për të marrë qytetin dhe për të krijuar një urë midis ushtrive të tyre në rajonet e kontrolluara nga separatistët në lindje dhe Krimesë së aneksuar.
Një autokolonë masive e blinduar po godet kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku ushtarët ukrainas i kanë mbajtur rusët 30 km jashtë qendrës së qytetit për disa ditë. Të martën, Rusia paralajmëroi se do të sulmojë Selinë e Shërbimeve të Sigurisë dhe Qendrën Psikologjike të Luftës në Kiev, dhe u kërkoi vendasve të evakuoheshin.
Në qytetin verilindor Okhtyrka, deri në 70 ushtarë ukrainas thuhet se janë vrarë gjatë një sulmi rus.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 13:30 Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)
- 13:29 Dhunoi gazetarin në Tiranë, shpallet në kërkim autori
- 13:18 Presidenti bjellorus fal 32 të dënuar, 28 prej të cilëve u burgosën për ekstremizëm
- 13:17 BE vendos tarifë 3 euro për importet e lira online, preken platformat e njohura të shitjeve
- 13:10 Trump poston një shqiponjë gjigante mbi Shtëpinë e Bardhë, mediat amerikane vënë në dyshim autenticitetin
- 13:03 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në