Në cilat shkolla në Tiranë ndodh diskriminimi i romëve

3 Qershor 2022 | 18:54

Gjykata e Strasburgut ka dënuar qeverinë shqiptare pas denoncimit dhe padisë se bërë nga 5 gra të komuniteteve rome dhe egjiptiane kundër segregimit, në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” në qytetin e Korçës.

Por, diskriminimi i romëve nuk ndodh vetëm në shkollat e qytetit të Korçës.

Përfaqësuesja nga Qendra për të drejtat e romëve Manjola Veizi, tha në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, se diskriminimi i fëmijëve të këtij komuniteti, ndodh edhe në disa shkolla në kryeqytet.

“Është shkolla “Bajram Curri”. Ka një mbipopullim edhe për shkak të pozitës gjeografike e cila jusfitifkon shpeshherë, por kanë atë tendencë që t’i çojnë në shkollë tjetër. Fëmijët romë përqëndrohen këtu, fëmijët jo romë përqëndrohen në një shkollë tjetër.

Gjatë kohës së pandemisë, shkolla “Naim Frashëri” u rikonstruktua por mbetet problematike. Për rreth një vit, i morëm fëmijët e kësaj shkolle dhe i dërguam në një shkollë tjetër, por edhe aty mësuan të segreguar”, tha ajo.

Sipas Veizit, shteti i ka të gjitha mekanizmat dhe mund të arrijë që nëpërmjet ligjit të edukojë popullsinë, në mënyrë që të mos ketë më ngjarje të tilla.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026