Në ditën e Falenderimeve bëhet falja e gjelit në Shtëpinë e Bardhë
Festimet për ditën e Falenderimeve kanë nisur në Shtëpinë e Bardhë. Trump gjatë ceremonisë presidenciale së faljës së gjelit të detit ka mbajtur një fjalim:
“Në emër të familjes Trump, unë dua të uroj çdo amerikan Falenderime të shëndetshme dhe shumë të lumtura. Ne jemi këtu sot për të vazhduar një traditë të dashur vjetore: falja zyrtare presidenciale e gjelit të detit i cili është me shumë fat. Sot, është nderi im që t’ju prezantoj gjelin me fat të këtij viti, Corn”.
Ceremonia presidenciale e faljes së gjelit të detit, në ditën e Falenderimeve ka ardhur si pasojë e kërkesës së djalit të Abraham Lincoln. Tad, djali i ish-presidentit Lincoln në kohën kur babai i tij ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe familja jetonte në Shtepinë e Bardhë. Djali i Lincoln, ishte miqësuar me gjelin e detit që ishte marrë për tu gatuar ditën e Falenderimeve.
Ai iu përgjërua babait të tij që të shpëtonte gjelin e detit, e që prej asaj ditë tashmë është kthyer në traditë, në Shtëpinë e Bardhë.
Për 73 vite radhazi, Federata Kombëtare e Gjelave të detit i ka prezantuar presidentit “Gjelin Kombëtar të Falenderimeve”.
Duke filluar me presidentin George H.W. Bush, këta zogj kanë marrë falje zyrtare çdo vit.
Persa i përket ditës së Falenderimeve, në vitin 1621, kolonizatorët e Plymouth dhe amerikanët vendas të Wampanoag festuan të korrat e vjeshtës.
Dy shekuj më vonë, në vitin 1863, në mes të Luftës Civile, presidenti Abraham Lincoln shpalli Ditën Kombëtare të Falenderimeve, e cila do të festohej çdo nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)