Në fushatë të puthin dorën, pas zgjedhjeve të harrojnë
Pjesa më e madhe e shqiptarëve (51%) nuk njeh asnjë nga deputetët që përfaqësojnë zonën e tyre në parlament.

Mes votuesve socialist në zgjedhjet e fundit, deputetët e zonës njihen më shumë (58,7%) sesa mes votuesve demokratë (50,4%).

Katër në pesë shqiptarë (75%) nuk janë kontaktuar në asnjë formë nga kandidati për deputet përpara zgjedhjeve të 2021-shit. Edhe më shumë janë ata (80%) që nuk janë kontaktuar as pas zgjedhjeve nga deputetët e zonave të tyre.


Ndarë sipas patisë që votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare, rezulton se votuesit socialist që janë kontaktuar përpara zgjedhjeve nga kandidati i zonës (30,5%) janë thuajse po aq sa votuesit e djathtë të kontaktuar (28%) nga deputetët që përfaqësojnë zonat e tyre.

Pas formimit të parlamentit të dalë nga zgjedhjet e vitit të kaluar, vetëm 16% e votuesve socialistë dhe 12% e atyre demokratë, janë kontaktuar nga deputeti që përfaqëson sot zonën e tyre.

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1 mijë intervista ballë për ballë në datat 25 Prill deri më 7 maj.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona