Në garë 4 kandidatë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjedh sot kreun e ri të SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë këtë të enjte do të zhvillojë një seancë plenare ku do të kryhen intervistat me kandidatët. Pas intervistave do të kryhet votimi për zgjedhjen e Kreut të ri të SPAK. Seanca do të nisë në orën 09:00.
Në seancë pritet të marrin pjesë përfaqësues të ambasadave, mes tyre ambasada e SHBA-së, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë. Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik dhe secili kandidat do të ketë në dispozicion 45 minuta.
4 kandidatët që do t’i nënshtrohen seancës dëgjimore janë: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.
I gjithë procesi do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTSH. Këshilli ka konfirmuar gjithashtu se gazetarët do të akomodohen në sallën e mbledhjes, ndërsa kameramanëve do t’u lejohet të filmojnë vetëm pamjet hyrëse para fillimit të seancës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nga përshkrimi i ditëve në qeli te kritikat për Macron, detaje nga libri i Sarkozy
- Trump prezanton “Trump Gold Card”, vizë e shpejtë për të huaj kundrejt 1 mln $
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara