Në gjendje të dehur do vetëhidhej nga tarraca, shpëtohet 68-vjeçari nga policia

4 Shkurt 2025 | 14:54

Një ngjarje e rëndë është parandaluar falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë në rrugën “Niko Avrami” në Tiranë, ku një 68-vjeçar kërcënonte të hidhej nga tarraca e një ndërtese 4-katëshe.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe arritën të bindin shtetasin me iniciale Q. Z. të zbriste nga tarraca. Ai dyshohet se ndodhej nën efektin e alkoolit dhe u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, motivi i ngjarjes lidhet me një konflikt familjar për ndarjen e pasurisë, një çështje e cila është trajtuar më herët nga autoritetet dhe është referuar në Prokurori. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026