U gjet pa shenja jete në ambientet e teqesë, policia njoftim për klerikun e njohur

4 Shkurt 2025 | 11:19

Policia e Gjirokastrës ka ndarë informacione në lidhje me vdekjen e Baba Hekuran Nikollarit, klerikut të njohur të Teqesë në Alipostivan, i cili u gjet pa shenja jete në ambientet teqesë.

Policia njofton se kleriku ka humbur jetën për shkaqe natyrale, megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkaqet e sakta.

Paraprakisht dyshohet për një arrest kardiak.

Baba Hekuran Nikollari shërbente prej vitesh në këtë teqe, duke u dalluar për përkushtimin ndaj komunitetit të besimtarëve dhe për promovimin e harmonisë fetare.

“Më datë 03.02.2025, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Teqeja e Alipostivanit”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. N., 61 vjeç, Baba i Teqes.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Teqeja e Alipostivanit mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të bektashizmit në zonën e Përmetit dhe më gjerë, duke tërhequr çdo vit qindra pelegrinë. Ndarja nga jeta e Baba Hekuran Nikollarit lë një boshllëk të ndjeshëm në këtë komunitet fetar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026