Në gjyq për një copë sallam, avokati: E turpshme që ky rast të shkojë në gjykatë
Një copë sallam dhe djathë të vjedhura në frigoriferin e një dyqani, me vlerë jo më shumë se 10 mijë lekë kanë çuar para gjykatës një person. Ai u shpall i pafajshëm, por kaloi një sërë procedurash gjyqësore.
Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur me një çift gjithashtu, prindër të 4 fëmijëve, që vodhën disa ushqime në vlerën e 1300 lekëve.
Për avokatin Bledar Meminaj, situata të tilla janë të papranueshme. Ai tha në një intervistë për Euronews Albania se është e turpshme që ngjarje të tilla shkojnë në dyert e gjykatave.
“Në rastin konkret të paktën gjykata ka dhënë një drejtësi të merituar, sa i përket kësaj vepre penale të ashtuquajtur nga prokuroria. Produktet që ata kishin marrë nuk kanë sasi të madhe, janë thjesht për t’u ushqyer dhe të tilla mund të ishin vlerësuar edhe nga prokuroria, gjithsesi shteti shqiptar kohët e fundit duhet t’i japë ngarkesë goxha edhe pjesës sociale,” – u shpreh Meminaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:39 Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë
- 09:27 Ndërron jetë senatori i njohur republikan
- 09:06 Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër
- 09:04 Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur
- 08:38 Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026