Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë “supermashtruesi” izraelito-kanadez
Roy Garin, 42 vjeç, me kombësi izraelite dhe shtetësi kanadeze, u arrestua në Tiranë nga Forcat Operacionale, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim të përsëritur në Gjermani.
Garin u lokalizua dhe u prangos në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, Tiranë, pas një operacioni të koordinuar mes Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania) dhe Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA), në bashkëpunim me rrjetin ndërkombëtar ENFAST.
Gjykata e Bambergut në Gjermani kishte lëshuar një urdhër arresti për 42-vjeçarin, i cili akuzohet për mashtrim të përsëritur, një vepër penale që sipas Kodit Penal gjerman mund të dënohet deri në 15 vjet burg.
Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.
“Gjatë operacionit, u lokalizua në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, Tiranë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, R. G., 42 vjeç, me kombësi izraelite dhe me shtetësi kanadeze.
Gjykata e Bambergut, Gjermani ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për mashtrim, të kryer në mënyrë të përsëritur, veprimtari kriminale për të cilën Kodi Penal i Gjermanisë parashikon dënim deri në 15 vjet burgim,” thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar
Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
- 22:36 Rama: Flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë pre e korbave të shqiptarisë së rreme
- 22:25 Nga përdorimi i municioneve te dëmet në bazat ushtarake, ja sa miliarda dollarë i ka kushtuar lufta SHBA-së
- 22:17 FOTOLAJM/ Protesta qytetare, disa nga pankartat e ditës së 22
- 21:32 Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
- 21:23 E nxitur nga rikthimi i Yamalit, Spanja arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Arabisë Saudite
- 21:05 Lufta ‘zbret’ në futboll-Irani përballet me kufizime nga SHBA: Udhëtim vetëm 24 orë para ndeshjeve të tyre