Në kërkim ndërkombëtar për kultivim narkotikësh, ekstradohet nga Spanja shqiptari

3 Mars 2025 | 10:10

Një shtetas shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht për kultivim dhe prodhim narkotikësh është ekstraduar nga Madridi në Shqipëri, falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve spanjolle.

Ndaj të ekstraduarit , Fabion Gjoni, 30 vjeç, lindur në Koplik, Gjykata e Shkodrës kishte caktuar në vitin 2023 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për akuzat “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas hetimeve, në tetor 2022, pranë banesës së tij në fshatin Bardhaj, Shkodër, u zbulua një serë ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa 87 kilogramë kanabis në proces tharjeje u gjetën në afërsi të saj.

Pas ekstradimit, 30-vjeçari do të përballet me drejtësinë shqiptare për veprat penale të cilat akuzohet se ka kryer.

Vijon puna nga autoritetet përkatëse për ekstradimin nga Spanja të Fabion Gjonit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026