Në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale dhe drogë, arrestohen 2 persona

10 Shkurt 2025 | 13:34

2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikimi i  narkotikëve” janë arrestuar nga Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Kërkimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Në pranga u vu shtetasi J. S., 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar  pasi Gjykata Themelore Vercelli/Itali ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg” për veprat penale “Organizatë kriminale’”  dhe “Trafik Narkotikësh”.

Po nga këto shërbime u arrestua provizorisht edhe shtetasi R. A., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata paraprake e hetimeve në Milano ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafik droge” dhe “Grup Kriminal”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026