Në kërkim për drogë dhe pengmarrje/Kapet shqiptari në Shëngjin, ekstradimi për Itali
Një 39-vjeçar është kapur në Shëngjin pasi ishte i shpallur në kërkim si pjesëtar i një organizate kriminale me aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike në Itali.
Shtetasit A. S., i është caktuar më 18 maj të këtij viti masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, shtetasi A. S., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga shtetas të paidentifikuar dhe shtetasi A. S. me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një shtetas, në kërcënimin e armës, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e shqiptarit në Itali.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë