Në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 2 vëllezër në Krujë

9 Janar 2025 | 15:50

Policia e Krujës ka arrestuar 2 vëllezër të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të operacioni të koduar koduar “Brothers”, si rezultat i të cilit janë kapur dhe ndaluar shtetasit në kërkim: A. Ç., 21 vjeç dhe G. Ç., 27 vjeç (vëllezër), të dy banues në Krujë.

Shtetasin A. Ç., Gjykata e Apelit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë, të një shume parash, në një karburant, në fshatin Arramerras, në vitin 2021.

Gjithashtu, dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasi G. Ç., më datë 07.04.2024, kanë goditur me grushte shtetasin S. D. dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër, për motive të dobëta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026