Në ‘luftë’ me muzikën e lokaleve të natës

19 Qershor 2023 | 07:20

Lokalet e natës sidomos në Tiranë por edhe në qytete të tjera, kryesisht ato bregdetare, janë një problem i vazhdueshëm për qytetarët.

Në Tiranë herë pas here ka pasur ankesa por edhe procedime për shkak të zhurmave, duke patur parasysh faktin që shumë bare apo lokale janë pranë pallateve, ose në të njëjtën godinë, gjë që kthehet në një shqetësim për banorët.

Policia e Shtetit vijon zbatimin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë sidomos gjatë fundjavës.

Grupe kontrolli janë ngritur në të gjitha qendrat urbane dhe zonat bregdetare, për parandalimin e ndotjes akusitke. Vetëm 2 ditë më parë gjatë kontrolleve u evidentuan 6 raste dhe do të procedohen penalisht 6 shtetas, pronarë dhe menaxherë të disa subjekteve, që prishën qetësinë publike duke shqetësuar banorët pasi kishin vënë muzikë të lartë në ambientet e lokaleve të tyre.

5 raste janë evidentuar në Tiranë dhe 1 rast është evidentuar në Ksamil. Policia ka sekuestruar pajisjet që gjenerojnë muzikën si dhe ka proceduar pronarët dhe menaxherët e këtyre lokaleve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026