Në rënie numri i maturantëve, emigracioni dhe lindjet ndikojnë arsimin
Rreth 26 mijë e 500 maturantë në të gjithë vendin po përgatiten për provimet e Maturës Shtetërore këtë vit, duke shënuar një rënie krahasuar me vitet e mëparshme.
Në vitin 2024 ishin rreth 28 mijë maturantë, në 2025 rreth 27 mijë, ndërsa këtë vit numri ka rënë në 26 500.
Emigracioni dhe rënia e lindjeve po ndikojnë drejtpërdrejt në tkurrjen e brezit të ri dhe në boshatisjen graduale të shkollave.
Provimet do të nisin më 2 qershor me gjuhën e huaj, do të vijojnë më 9 qershor me gjuhë shqipe dhe letërsi, më 16 qershor me matematikë dhe do të përfundojnë më 23 qershor me lëndën me zgjedhje.
Autoritetet theksojnë se janë marrë masa për të garantuar një proces të rregullt, ndërsa çdo shkelje, si përdorimi i celularit gjatë provimit, do të sjellë përjashtim të menjëhershëm.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android