Në rrezik në Sierra Leone/ Riatdhesohet i riu shqiptar, takimi emocionues me nënën
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një 19-vjeçari shqiptar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone, në kontinentin afrikan.
Kërkesa për ndihmë erdhi nga nëna e 19-vjeçarit, F. T., disa ditë më parë, dhe MEPJ e mori menjëherë nën shqyrtim situatën, ndërkohë që i riu kishte afro 5 muaj atje.
Nëna e 19-vjeçarit ka reaguar pasi u takua me djalin e saj, ku falenderoi autoritetet, MEPJ, Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, që i sollën djalin shëndoshë e mirë, pas 5 muajsh pa e takuar.
“Falenderoj Ministrinë e Jashtme që mundësoi ardhjen e djalit tim. Kaluan një javë sakrificash dhe gatishmërie. Unë, si nënë, jam shumë e lumtur që takova djalin tim pas kaq kohësh, pas 5 muajsh. Falenderoj Policinë e Shtetit dhe veçanërisht ministrin, që më ndihmuan dhe më sollën djalin shëndoshë e mirë nga Afrika”, shprehet ajo e emocionuar.
“Pas disa ditësh përpjekjesh intensive, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një 19-vjeçari shqiptar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone. Kërkesa për ndihmë erdhi nga e ëma e 19-vjeçarit, F. T., disa ditë më parë, dhe MEPJ e mori menjëherë nën shqyrtim situatën. Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua një reagim i shpejtë dhe i efektshëm. Me përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme, operacioni u përmbyll me sukses brenda një periudhe të shkurtër, duke bërë të mundur që i riu të kthehej i sigurt dhe i shëndetshëm pranë familjes së tij. MEPJ shpreh falenderimet më të sinqerta për të gjithë autoritetet që morën pjesë në këtë operacion dhe siguron se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të palodhur për shtetasit shqiptarë, kudo që ndodhen, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët