Në Sanatorium për urgjencat e zemrës, shërbim 24 orë për 4 qarqe
Urgjencat kardiake nuk janë më atribut vetëm i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, tashmë ato do të kryhen edhe në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Shërbimi i hemodinamikës dhe kardiokirurgjiusë në këtë spital veç ndërhyrjeve të planifikuara do të mbulojë edhe shërbimin e urgjencës për trajtimin e infarkteve.
“Nga data 8 maj do të presim edhe sindromin akut, apo i quajtur ndryshe infarkti i mikardit. Do të jenë 4 qarqe që ne do i mbulojmë, Durrësi, Tirana, Korça dhe Elbasani. Do i mbulojmë nga ora 7 deri në 3 dhe ditën e hënë 24 orë. Kjo është ndihmë e madhe që i jepet komunitetit sepse një pacient nga Elbasani vjen për 20 minuta ndërsa në QSUT do duhet dhe 20 minuta,” – tha kardiologu, Agron Meshi.
Do të jetë shërbimi i Urgjencës Kombëtare që do të orientojë pacientët në këtë spital.
Aktualisht shërbimi i hemodinamikës ofrohet në 4 spitale publike QSUT, Spitalin “Shefqet Ndroqi”, Spitali Memorial Fier dhe Spitali Rajonal Shkodër, dhe falë këtij diversifikimi të ofrimit të këtij shërbimi në jug, veri dhe qendër janë konsoliduar më tej ndërhyrjet koronare në vendin tonë duke e ofruar këtë shërbim falas dhe duke plotësuar nevojat e qytetarëve për këtë shërbim jetik, afër vendbanimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci në Durrës, arrestohet 45-vjeçari
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci në Durrës, arrestohet 45-vjeçari
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin