Në Shqipëri nuk ka media që mund të sfidojë Ramën, thotë gazetari nga Kosova

19 Tetor 2022 | 20:48

Gazetari nga Kosova Xhemajl Rexha thotë se gazetarët në Shqipëri nuk e kanë aftësinë ta sfidojnë kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë për Euronews Albania ai u shpreh se ndryshe nga çfarë ndodh në Shqipëri, gazetarët në Kosovë insistojnë dhe i bëjnë pyetjet e tyre pa pasur ndonjë lloj hamendje nëse do të kritikohen për këtë nga opinioni publik apo mediat kur punojnë.

“Ka shumë pak media që i bëjnë pyetje që atij nuk i pëlqejnë, duhet të jenë më insistues. E dimë koncentrimin medial të mediave në Shqipëri. Gazetarët në Kosovë insistojnë dhe i bëjnë pyetjet e tyre pa pasur ndonjë lloj hamendje nëse do të kritikohen për këtë nga mediat ku punojnë. Kanë raste që e kanë ndjekur nëpër arë për diçka që nuk ka lidhje me situatën. E dimë që politikanët bëhen nervozë kur pyetjen për gjëra që nuk kanë lidhje me konferencën, por ne i inkurajojmë kolegët tanë të insistojnë”, u shpreh gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026