Në Shqipëri po theksohet diskriminimi ekonomik, sipas aktivistes
Aktivistja Sevim Arbana thotë se në Shqipëri vijon të ketë diskriminim gjinor.
Për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Arbana u shpreh se përveç diskrinimit gjonor, ka edhe diskriminim ekonomik.
Sipas saj, në tregun shqiptar të punës, gratë e kanë më të thjeshtë se burrat për të gjetur një punë, për disa arsye.
Kjo ka bërë që një pjesë e grave të ushtrojnë dhunë psikologjike dhe ekonomike te bashkëshortet, megjithëse ky raport, sipas saj, është më i vogël se dhuna që burrat ushtrojnë ndaj grave.
“Ende kemi një diskriminim dhe një dhunë në familje për të cilën ku flasim shumë. Kemi një diskriminim shumë të fortë ekonomik, që është theksuar në 10 vitet e fundit. Ka filluar një diskriminim i madh edhe ndaj burrave. Ka një fenomen në tregun shqiptar të punës.
Gratë gjejnë punë më lehtë tani, ndërsa burrat e kanë më të vështirë, për shumë arsye pasi një burrë duhet të ketë një zanat ose profesion të caktuar. Është një numër i madh grash që ushtrojnë një dhunë psikologjike dhe ekonomike te bashkëshortët. Raporti është më i vogël se dhuna ekonomike që bëjnë burrat”, theksoi aktivisja.
LEXONI GJITHASHTU
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt