Një ngjare e rëndë tronditi këtë të mërkurë Shkodrën, ku një atentat i bërë në mes të Dobraçit shkaktoi dy viktima, e dy të plagosur në gjendje të rëndë.
Flutura Basha, ishte duke udhëtuar me motor së bashku me bashkëshortin e saj Bashkim Basha, kur u përplasën nga makina tip “Benz” në të cilën ndodheshin shënjestrat e atentatit, Hamza Lici vëllai i të shumëkëkruarit Ibrahim Lici dhe Arlind Bushati, djali i ish kandidatit për kryebashkiak në Shkodër.
Këta të fundit u sulmuan me breshëri automatikësh në zonën e njohur si “5 herëonjtë e vigut” e ndërsa tentuan tu shmangeshin plombave u përplasën me motorin ku ndodhej çifti Basha.
Si pasojë e gjithë kësaj kanë humbur jetën Hamza Lici dhe Flutura Basha, ndërkohë Arlind Bushati dhe kalimtari i rastit Bashkim Basha janë në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.
Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, 2 të vdekur mes tyre dhe një kalimtare
- Masakra në Shkodër, Bardhi: Policia është bërë mbrojtëse e krimit, mund ta ndalonte