“Në zonë autori kishte 1 bashkëpunëtor”, Ferhati sjell detaje të forta për masakrën
Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se autori i masakrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër, Ragip Gilaj kishte një bashkëpunëtorë në zonën ku kreu krimin.
Ferhati tha se nuk dihet nëse policia e ka mbajtur në monitorim Gilën pas daljes nga burgu, edhe pse ishte një kontingjent me rrezikshmëri të lartë për krime të tilla është shumë e rëndë
“Fakti që shënjestra e atentati Erogen Vaso ose Brajoviç ka pasur edhe një truprojë me vete do të thotë që është një person që ka probleme, i druhet ngjarjeve të mundshme, tregon shumë. Ngjarja është alarmante për mënyrën si ndodhi, Gilaj nuk ka pranuar të ketë pasur bashkëpunëtore e jo më urdhërues edhe pse grupi hetues ka dyshimet e veta.
Ragip Gilaj nuk ka pranuar të ketë pasur bashkëpunëtorë sot, megjithëse është e pamundur që ai të kishte informacion shumë të saktë kur shënjestra sapo zbriti nga banesa dhe u ul në lokal brenda pak minutave është gjendur edhe ai në lokal. Hetuesit dyshojë se në zonë ka pasur edhe një bashkëpunëtor që e ka sinjalizuar për lëvizjen e shënjestrës…Për këtë individ, që ka pak muaj që është liruar nga qelia ne nuk dimë nëse policia, çfarë ka bërë gjatë kësaj kohe dhe nga ana tjetër autori ka pasur të gjitha të dhënat për të qenë një kontingjent për t’u mbajtur nën mbikëqyrje. Në banesë atij 2 vjet më parë i janë gjetur të gjithë elementët për të krijuar bindjen që ky individ nuk është kaq rastësor”, tha Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit në Shkodër: Objektivi im ishte Erogen Vaso
- I arrestuar për atentatin në Shkodër, zbulohet vendimi gjykatës që liroi Ragip Gilën
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë