‘Në zonën e zjarrit. Mrekulli mes rrënojave’: Bienalja e Gazës hapet në Greqi

22 Shtator 2025 | 16:29

Në një akt solidariteti Bienalja e Gazës po zhvillohet në 14 qytete të botës, duke përfshirë Nju Jorkun, Londrën, Berlinin, dhe Valencian.

Ndër to, Pavijoni Grek, i titulluar “Në Zonën e Zjarrit. Mrekulli në Rrënoja”, është çelur në Projektin e Artit Hill, një periferi e Athinës, duke paraqitur vepra të 30 artistëve nga Gaza që ekspozojnë për herë të parë në Greqi.

Kjo bienale është ekspozita e parë e madhe ndërkombëtare që sjell në vëmendje punën e artistëve të rinj palestinezë, të cilët krijojnë në rrethana të jashtëzakonshme, mes rrezikut, dhimbjes dhe shkatërrimit të përditshëm.

“Arti është vija e fundit e mbrojtjes për popullin palestinez,” deklarojnë organizatorët, duke theksuar rëndësinë e kulturës si mjet për mbijetesë dhe dëshmi në kohë lufte.

Pavijoni Grek paraqet një përzgjedhje veprash që ndërthurin estetikën bashkëkohore me një qëndrim të guximshëm politik dhe shoqëror, me synimin për të nxitur debat mbi vështirësitë e krijimit artistik në Gaza sot.

Përmes pikturës, skulpturës, fotografisë dhe video-artit, artistët nga Gaza kanë transformuar traumën kolektive në poezi vizuale, dhimbjen në kujtesë të përbashkët, dhe humbjen në një armë të së vërtetës.

“Duke sfiduar të gjitha pengesat, artistët kanë vazhduar të krijojnë nën kushte të paimagjinueshme, duke na kujtuar se arti është esencial për jetën dhe për mbijetesën tonë si specie.”- janë shprehur mes të tjerash organizatorët.

Organizimi i Bienales mbështetet nga artistë dhe kuratorë nga Gaza, si dhe nga Muzeu i Ndaluar i Kodrës Al Risan në Palestinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd-Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec që transportonte një automjet. Sipas informacioneve paraprake,...
17:50 | 26/07/2026

Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi ka udhëtuar drejt Thethit ku ka parë nga afër bukuritë e natyrës së veriut teksa ka zhvilluar intervista me...
17:34 | 26/07/2026

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026