‘Negociata të vështira me Iranin’, Agim Nesho: Trump vulos sot fatin e luftës

29 Maj 2026 | 21:32

Ish-ambasadori Agim Nesho deklaroi në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania se negociatat mes SHBA-së dhe Iranit pritet të jenë të vështira, por theksoi se pika kyçe mbetet garantimi i kalimit të lirë në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Neshos, memorandumet dhe marrëveshjet që po diskutohen synojnë të realizojnë objektivat kryesore të politikës amerikane ndaj Iranit, duke nisur nga ndalimi i armëve bërthamore deri te sigurimi i lundrimit të lirë në Hormuz, një çështje që prek drejtpërdrejt ekonominë globale.
“Kalimi i lirë në Ngushticën e Hormuzit është i panegociueshëm për amerikanët, pasi çdo pengesë do të cenonte tregtinë ndërkombëtare dhe ligjin e lundrimit të lirë”, u shpreh ai.

Nesho foli edhe për krizën e rëndë ekonomike në Iran, duke përmendur inflacionin ekstrem, papunësinë dhe kufizimet e internetit, që sipas tij kanë goditur rëndë bizneset dhe jetën e qytetarëve iranianë.

Ai theksoi se regjimi iranian mbetet i fortë dhe i mbështetur nga Garda Revolucionare, çka e bën procesin e negociatave edhe më kompleks.

“Negociatat nuk do të jenë të lehta, por lëshimi i parë që mund të arrihet është çështja e kalimit të lirë në Hormuz, për t’i hapur rrugë një faze të dytë negociatash”, deklaroi Nesho.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026