English

“Negociatat”/Rama: S’tërhiqemi për çështjen “Beleri” edhe sikur Greqia të vërë veton

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk do të ndryshojë qëndrim për çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, edhe sikur Greqia të vendosë veton për vijimin e procesit të negociatave të vendit tonë.

- Advertisement -

Komentet Rama i bëri në Kongresin e Partisë Socialiste të mbledhur sot, ku tha se Shqipëria nuk do të tërhiqet jo për kokfortësi, por për shkak se çështja “Beleri” është një çështje që i takon drejtësisë.

Ai shtoi gjithashtu se veto e Greqisë nuk do e vonojë aspak procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ne do të shkojmë në Bruksel javën e ardhshme për mbledhjen e KE me Ballkanin Perëndimor. me kokën lart dhe me bindjet në meritat e Shqipërisë, për të gjitha rezultatet e nënvizuara qartë në raportin e progresit të KE, të përshëndetura nga 26 shtete të BE. Vetëm një shtet e ka lënë pezull opinionin e vetë për një arsye të mosarsyes të marrëdhënieve tradicionale Ballkanike. Aryeja dihet nuk ka nevojë ta përsërisim.

Qëndrim që nuk ndryshon as në 13 dhjetor dhe as nuk do të ndryshojë më tej. Ky qëndrim nuk do të ndryshojë jo sepse ne nuk jemi kokfort, por se arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim është shumë më kokfortë se ne. Drejtësia në Shqipëri është sot si uji që sapo ka dalë në shkretëtirë. Dikur ishte trashëguar gojëdhëna se nuk do të dilte kurrë.

Unë nuk besoj se fqinjët tanë do i vënë veton shishes së hapur me aq shumë përkushtim, nga një skuadër prej më shumë se 1 mijë vetësh, që e kanë përfaqësuar me dinjitet vendin tonë në tryezat në Bruksel, për skanimin e plotë të gjendjes së vendit dhe për të provuar gatishmërinë e Shqipërisë për ta vazhduar më tej procesin e negociatave.

Dua t’ju them shumë sinqerisht se nëse kjo ndodh unë nuk do kthehem nga Brukseli i mërzitur, por edhe më krenar për Shqipërinë, edhe më i motivuar, për të vijuar bashkë punët e shtëpisë sonë të përbashkët. Edhe më i bindur se një absurditet i tillë nuk do e vonojë dot asnjë ditë procesin e integrimit të vendit në BE.

Madje edhe më i vendosur për ta përshpejtuar këtë proces dhe për ta bërë gati Shqipërinë edhe më parë se BE të jetë gati për Shqipërinë. Jam i bindur se shumëkush mendon se kjo është retorikë, por jo. Është fakt, i mbështetur në argumenta konret. I pari është një argument teknik, që një vend të jetë gati për t’u bërë shtet anëtar i BE-së duhet të harmonizojë legjislacionin e tij me atë të BE. Për Shqipërinë do të thotë që të vendosë në legjislacionin e saj 280 mijë faqe me masa ligjore të BE-së, ose të miratojmë 4 mijë nisma ligjore dhe nënligjore. Kjo punë për vendet e tjera ka marrë 7-10 vjet, ndërsa ne do ta bëjmë shumë më shpejt.

Askush nga ne më parë nuk e kishte dëgjuar emrin e një vajze vlonjate, një talent që quhet Mira Murati. E dëgjuam të gjithë kur ajo mahniti me krijesën e inteligjëncës artificiale të quajtur ‘Chat GTP’”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?