Kryeministri i Spanjës përshëndet Kongresin e PS: Shqipëria shembulli progresi
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, ka përcjellë një video-mesazh në Kongresin që është mbledhur ditën e sotme nnga PS në Pallatin e Kongreseve.
Ai tha se vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një shembull progresi me rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe në të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve.
Për këtë Sanxhez i atribuoi meritat kreut të qeverisë Edi Rama.
“Ju flas të gjithëve me një mesazh vëllazërie, vëllazëria që na përcakton jo vetëm si socialistë por edhe si demokratë. Vëllazëria që bashkon socialistët nga e gjithë bota përtej kufijve dhe kontinenteve. Vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një shembull progresi me rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhe në të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve. Në këtë rrugë drejt prosperitetit kontributi i PS ka qenë vendimtar nën drejtimin e mikut tim Edi Rama.
Në emër të gjithë familjes interenacionale socialiste dhe në emrin tim dua t’ju jap të gjithë mbështetjen tonë për të vazhduar promovimin e agjendës transformuese për Shqipërinë. Jam i sigurt se ky kongres do t’i shërbejë këtij propozimi dhe ju do të përfitoni prej tij për t’i dhënë një shtysë të re projektit tuaj që është gjithashtu edhe i yni. Të njëjtin projekt të drejtësisë dhe progresit social që ndajmë ne socialistët nga të gjitha anët e botës, të njëjtin për të cilin luftojmë çdo ditë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë