Nis punimet Kongresi i PS| Rama në krah Gramoz Ruçit, Spiropali mban fjalën hapëse

8 Dhjetor 2023 | 11:36

Partia Socialiste ka çelur punimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Të pranishëm janë të gjithë deputetët, ministrat dhe strukturat drejtuese të kësaj force politike.

Kryeministri Edi Rama u pa i ulur krah Gramoz Ruçit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.

E para që ka mbajtur fjalën ka qenë ministrja e Shtetit Elisa Spiropali, e cila ka sulmuar opozitën, ndërsa e ka konsideruar historike atë që është bërë me Reformën në Drejtësi.

Spiropali bëri apel ndaj SPAK që të hetojë 21 janarin dhe përgjegjësitë shtetërore për këtë krim.

“Nuk ka asnjë të ardhme të sigurt pa qortimin e të djeshmes. Pushkatim pa gjyq të katër protestuesve së 21 janarit në bulevard. Shtet dhe struktura shtetërore të pa hetuara. Gjykim i paplotë të  rolit të përfaqësuesve të shtetit të përfshirë në krim. Ky është vendimi i Strasburgut. Presim të  që kjo të përkthehet dhe nga sistemi gjyqësor në Shqipëri. Ky vendim që vjen nga zemra e Europës, mund të shihni arsyet se përse çeta e tkurrur opozitare, garda personale e një njeriu të vetë, s’bën gjë tjetër, veçse thyen karriget.

Reforma në drejtësi është një nga projektet më madhore që kemi ndërmarrë, është rishkrimi dhe rikrijimi i parë i një pushteti të pavarur. Është historike ajo që është bërë. Drejtësi në Shqipëri nuk ka pasur. Filozofia jonë  politike është një dhe e pandryshueshme. Ne socialistët besojmë se  suksesin duhet ta ndajmë me të gjithë. Suksesi është kolektiv por përgjegjësitë janë individuale”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026