Nën hetim për mosdeklarim pasurie, deputeti i PD flet pas daljes nga SPAK
Deputeti i PD Asllan Dogjani ishte të premten sërish në Prokurorinë e Posaçme, ku po hetohet për modeklarim pasurie pas kallëzimit ndaj tij nga ana e një ndërtuesi.
Në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, Dogjani i cili ishte bashkë me banorët e pallatit, pronësia e të cili është bërë shkak për hetimin, tha se ai ka denoncuar korrupsionin e kadastrës.
Dogjani u shpreh se i ka kërkuar interpelancë edhe kryeministrit Rama për grabitjen e pronës në mes të Tiranës në bashkëpunim me Kadastrën.
“Siç e shihni unë sot kam ardhur me banorët dhe ish-pronarët e pallatit ku jetojmë, sepse për këtë kam ardhur edhe sot dhe një kopje të akteve i mora me CD. Këtu kam edhe një dosje që ja kam çuar ambasadorëve sepse komuniteti shqiptar nuk funksionon. Kam kërkuar interpelanca, kam bërë debate në parlament. I kam kërkuar kryeministrit Rama në lidhje me grabitjen e pronës publike por ajo çfarë më bën përshtypje është se unë si deputet denoncoj për grabitjen e pronës me korrupsion se edhe Kadastra ka marrë pjesë në legalizim, kam denoncuar publikisht grabitjen e pronës në mes të Tiranës në bashkëpunim me kadastrën e kemi kallëzuar në prokurori”, tha Dogjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona