Nëna dhe 3 fëmijët dyshohet se u vetëmbytën, bashkëshorti “i ftohtë” para hetuesve

5 Maj 2024 | 16:32

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë mbytur në lumin Buna.

Bëhet fjalë për 39-vjeçaren Alma Arrazi që dyshohet të jetë vetëmbytur bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 4 vjeç.

Foto e viktimave të dyshuara

Trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare është gjetur nga një peshkatar me shenja në fytyrë, ndërkohë sipas gazetares së Euroneës Albania, Sara Demushi, polumbarët e RENEA-s, FNSH dhe Policia Kufitare po kërkojnë në ujërat e lumit Buna për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë, të cilët rezultonin të zhdukur prej 3 ditësh.

Demushi tha gjithashtu se ka qenë bashkëshorti i 39-vjeçares, Ergys Arrazi, i cili ka denoncuar fillimisht zhdukjen e tyre.

Pas dëshmisë së motrës së 39-vjeçares, e cila pretendoi se bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj motrës së saj dhe fëmijëve, është bërë edhe arrestimi i 31-vjeçarit Ergys Arrazi me akuzat për ‘dhunë në familje’ dhe ‘shkaktimi i vetëvrasjes’

Demushi tha gjithashtu se 31-vjeçari është shfaqur i qetë par grupit hetimor kur u njoftua që familjarët e tij mund të ishin mbytur, por kundërshtoi akuzat për dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre.

Ndërkohë vijon edhe kqyrja e kamerave të sigurisë së zonës, për të parë nëse ka qenë dikush tjetër që e ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit ekstrem.

“Prej disa orësh vijojnë edhe kërkimet për trupat e dyshuar të pajetë të nënës 39-vjeçare dhe 3 fëmijëve të saj. Janë duke kërkuar forcat RENEA, FNSH. Bëhet fjalë për 5 grupe kërkimi që janë të pozicionuar nga ura e vjetër e Bunës dhe deri në Dajç. Është ky perimetri që është duke u kërkuar. Ka qenë një peshkatar që ditën e djeshme ka gjetur trupin e pajetë të 9-vjeçares. Ende janë të paqarta rrethant që kanë çuar në këtë veprim ekstrem 39-vjeçaren.

Dyshohet se ajo është hedhur te ura e vjetër e Bunës, bashkë me fëmijët e saj. Grupi hetimor vijon hetimet për këtë ngjarje. Në datën 2 ka qenë kryefamiljari që ka njoftuar Policinë, që bashkëshortja e tij me fëmijët janë larguar nga banesa. Dyshohet se dhuna e ushtruar ndaj 39-vjeçares dhe fëmijëve të tyre ka qenë shkaku që ajo të hidhet bashkë me fëmijët në lumin e Bunës. Dyshohet se trupat e 39-vjeçares dhe fëmijëve janë në lumin e Bunës, ndërkohë që hetimet po vijojnë. 39-vjeçari është vënë në pranga, ku para grupit hetimor ka qenë një person i ftohtë edhe kur është njoftuar se 4 familjarët e tij janë hedhur në lumin Bunë.

Ndërsa sa i përket akuzave të ngritura nëse ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre, ai ka kundërshtuar para grupit hetimor, por mbetet për t’u parë në vijim çfarë do të nxjerrin hetimet. Ndërkohë motra e 39-vjeçares është shprehur para grupit hetimor se 31-vjeçari ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve. Kjo ka shërbyer edhe si indicie për grupin hetimor për hetime më të thelluara. Janë polumbarët e RENEA-s të mbërritura nga kryeqyteti, FNSH, Forcat e Kufirit.

Mbetet për t’u dokumentuar edhe pretendimi i kunatës së 31-vjeçarit që tha se ai ka ushtruar dhunë. Deri në këto momente bëhet me dije se janë 2 vepra penale që rëndojnë mbi 31-vjeçarin, që janë ‘dhuna në familje’ dhe ‘shkaktimi i vetëvrasjes’. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës ka qenë në krye të këtyre kërkimeve dhe hetimeve.

Janë marrë në pyetje edhe familjarët e të dy palëve, për të zbuluar shkakun e veprimit ekstrem të 39-vjeçares. Po ashtu do të kqyren edhe kamerat e sigurisë në zonën vërdallë, për të parë nëse ajo e ka kryer vetë këtë veprim, apo ka persona të tjerë që e kanë shtyrë drejt këtij veprimi”, tha Demushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026