Nëna e të dënuarit Gentian Zoto pas shpërthimit në Vlorë: S’kam konflikte me askënd

30 Nëntor 2025 | 09:27

Pas shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, në lagjen “Partizani” të Vlorës, vetë e moshuara ka reaguar duke thënë se ngjarja e ka habitur plotësisht. Ajo jeton e vetme dhe deklaron se nuk ka pasur konflikte me askënd.

Nga pamjet e siguruara, vihet re dëmtimi i fasadës së derës ku ka shpërthyer lënda plasëse. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Vetëm jetoj. Erdhi dhe policia. Më shumë u bë tym. Jo fare asnjë konflikt. Kam kaq vite këtu në lagje. Nuk e di, jam habitur dhe vetë”, u shpreh Bakie Zoto.

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026

Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer ne bashkëpunim, bashkë me disa...
11:15 | 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj

Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri,...
11:09 | 14/07/2026