“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…!” At Belushi rrëfen si u ruajt gjuha
At Antonio Belushi, prifti arbëresh i cili humbi jetën 10 ditë më parë, ka qenë personazh i ftuar në “Profil” në Eruonews Albania, në një intervistë ku ka folur gjerësisht për jetën e tij si prift i arbëreshëve, por edhe histori të vjetra e të reja të tyre.
Ai tregoi një histori se si gratë arbëreshë për të ruajtur gjuhën e tyre, nxorën gërshërët e i prenë gjuhët fëmijëve që kishin filluar të flisnin italisht.
“Mëmat tona arbëreshe, njerëzisht, morën gërshërën dhe i prenë gjuhën fëmijëve. I prenë gjuhën fëmijëve, se pushuan së foluri arbërisht. Nga “mbyll derën, biri im, ç’bëre, mbylle derën”, s’i thoshin më, flisnin italisht. Mëmat tona, jo! Për këtë është shkruar një libër “gjuhë të prera”. Kjo gjuhë gojore vjen e bëhet një gjuhë e gjallë, e transmeton vlera ”,-tha At Antonio Belushi.
I lindur në vitin 1934 në Frasnitë të Kalabrisë, Antonio Belushi, i cili është arsimuar për klerik, gjithë jetën e tij ka qenë zë i arbëreshëve.
Vdekja e Belushit është konsideruar humbje e një njeriu që përveç angazhimeve profesionale ishte dhe mbrojtës i çështjes së Kosovës, si klerik dhe veprimtar shkencor e humanitar,
Antonio Belushi qe prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog.. Ka themeluar revistat “Vatra jonë”, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, bibliotekën ndërkombëtare “Bellusci”. Ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”.
Gjithashtu ka botuar librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshe në Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshe” etj.
Për angazhimin e tij është shpërblyer me disa çmime nga ana e autoriteteve të Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
Ai humbi jetën në 20 qershor 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 21:51 Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur
- 21:46 Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut
- 21:33 Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
- 21:33 Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën