At Belushi: Italianët duan gra arbëreshe se janë më të bukura dhe më të zgjuara!

30 Qershor 2024 | 18:03

At Antonio Belushi, prifti arbëresh i cili humbi jetën 10 ditë më parë, ka qenë personazh i ftuar në “Profil” në Eruonews Albania, në një intervistë për Greta Topjanën ku ka folur gjerësisht për jetën e tij, por edhe për Arbërinë.

Në këtë intervistë të tijën të pa publikuar më parë, At Belushi është shprehur se italianët e shtresave më të larta zgjidhnin të martoheshin me vazja e gra arbëreshe pasi sipas tij ato nuk ishin vetëm më të bukura, por edhe më të zgjuara.

“Gruaja arbëreshe, ishte një zgjedhje e mirë  për italianët. Ishin ata që donin të martoheshin me vajzat arbëreshe. Ato ishin më të bukura, më të hareshme, më të zgjuara. Gruaja arbëreshe, di e bën edhe burrin, di e bën çdo gjë. Gruaja arbëreshe dallon me një fjalë shumë të bukur, është grua burrnorë. Gruaja burrnore, se ajo ka edukatën e fëmijëve në lidhjet e martesave, në zakonet e vdekjes, për mysafirët, për dhuratat, për diturinë, me këto merrej gruaja”,-tha At Antonio Belushi.

I lindur në vitin 1934 në Frasnitë të Kalabrisë, Antonio Belushi, i cili është arsimuar për klerik, gjithë jetën e tij ka qenë zë i arbëreshëve.

Vdekja e Belushit është konsideruar humbje e një njeriu që përveç angazhimeve profesionale ishte dhe mbrojtës i çështjes së Kosovës, si klerik dhe veprimtar shkencor e humanitar,

Për angazhimin e tij është shpërblyer me disa çmime nga ana e autoriteteve të Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai humbi jetën në 20 qershor 2024.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026