Nëndrejtori i ISHP: Vaksina mund të dalë jashtë loje me “Omicron”

30 Nëntor 2021 | 21:19

Zv.drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku thotë se varianti “Omicron” i COVID-19 mund të nxjerrë jashtë loje vaksinat ekzistuese kundër virusit.

Mjeku epidemiolog u shpreh gjatë emisionit “Now” se është ende herët pasi nuk dihet se si d të reagojë dhe nëse do të mund të përhapet masivisht përtej Afrikës Jugore.

“Varianti “Delta” nuk kishte shumë ndryshime të mëdha dhe pritej që vaksina të reagonte mirë ashtu edhe trajtimi që përdorej për COVID-19. Padiskutim që efikasiteti i vaksinës nuk ishte në ato shifra që pritej, por në rastin e Omicron vaksina mund të dalë jashtë loje. Ekziston mundësia që vaksina të mos jetë efikase. Por jemi shumë shpejt për të bërë një parashikim dhe ndoshta natyra bën që ky virus të eliminohet dhe pas dy javësh mund të mos jetë fare në qarkullim”, deklaroi Ulqinaku.

Këtë ide e mbështeti dhe mjeku Ilir Alimehmeti, i cili tha se me variantin “Beta” dhe variantin brazilian ndodhi që nuk gjetën shumë terren dhe Evropë.

“Të gjitha variantët që kanë ardhur nga hemisfera jugore nuk janë bërë dot dominant në hemisferën veriore pavarësisht se kanë qenë variante shumë shqetësuese. Duhet të presim”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026