Nënë dhe baba për djalin, sakrificat e Linditës, mbetur e ve që në moshën 20-vjeçare

9 Mars 2020 | 19:36

Prej 25 vitesh Lindita Zylfo është nënë dhe baba për djalin e saj të vetëm. Ajo jeton në fshatin Marqinet, në periferi të Tiranës. Punon çdo ditë në një shkollë por edhe në kopshtin para banesës së saj, tashme për të vrarë vetminë, pasi djalin që rriti me shumë mundime e ka në emigrim.

45-vjeçarja është një nga shumë heroinat shqiptare, që u përball me realitetin e egër që në moshën 20- vjeçare.

“Ndërkohë që isha shtatzënë mua më ra një fatkeqësi shumë e madhe, bashkëshorti im ndërroi jetë. Shkoi duke pastruar pusin dhe aty mbetën 4 vetë”.

Pas asaj fatkeqësie Lindita vendosi të mos martohej, por ta rriste e vetme djalin, i cili kur ishte në klasë të parë e mësoi të vërtetën e babait të tij.

“Kur ishte 4 vjeç kërkonte babin e vet, ku e kam unë babin thoshte. Unë e gënjeja, i thosha është në Itali. Kur dilte lozte më fëmijët atje dhe i thoshin mami ty të ka gënjyer se babi yt ka vdekur, unë u përkeqësoja. Kur mbushi 7 vjeç, e lexoi aty tek varrezat dhe tha unë paskam marrë emrin e babit, babi im paska vdekur”, rrëfen 45 vjeçarja.

Duke ia kushtuar jetën djalit, Linidta na tregon se me sakrifica dhe mundime deri më sot ka punuar me dy turne.

 “Që të jetë fëmija im i barabartë me gjithë të mirat, që të mos ketë asnjë mangët ndaj shokëve, që të mos thotë fëmija që unë o mami ndihem keq se nuk kam babin. Prandaj kam punuar i kam bërë edhe shtëpinë, që të mos na mungojë asgjë deri tani. Gjithë jetën kam 25 vjet që punoj me dy turne”, – tregon ajo.

 E ndërsa fëmija i saj i vetëm u rrit, ashtu si shumë djem vendosi të emigrojë në Angli.

“Shumë vështirë të rrish vetëm, po çfarë të bësh, dhe fëmija do një jetë më të mirë atje. Unë këtu e kaloj ditën duke punuar, në darkë e kam pak vështirë”, rrëfen gruaja.

Me kujtime dhe krenari që e përballi çdo vështirësi, Lindita tashmë mezi pret që djali të kthehet nga Anglia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021