‘Nënën e kam të zhdukur’, Zeka: Bota e di që serbët kanë përdhunuar vajza

21 Qershor 2022 | 22:11

“Bota nuk na beson dhe nuk i intereson 20 mijë apo 30 mijë apo 5 mijë, bota e di që janë përdhunuar djem dhe vajza gjatë luftës të Kosovës”.

Kështu deklaroi gazertari Milaim Zeka në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania teksa u komentuan deklarata e kryeministres Ana Bërnabiç se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid.

Ai nënvizoi se ky është një fakt i ditur nga ndërkombëtarët dhe se nuk kanë rëndësi shifrat.

“Asnjë prej organizatave dhe politikanëve nuk u interesuan për fatin e vajzave të përdhunuara në Kosovë se nuk kishin interes material. Unë kam qenë pjesëmarrës i luftës, kam shumë anëtarë të vrarë, kam nënën e zhdukur. Kam guximin qytetar me thënë që edhe mbi kufomat e prindërve tonë dhe familjarve tonë edhe mbi vuajtjen e femrave të përdhunuara dhe djemve të përdhunuar kanë përfituar matrapazë”, u shpreh Zeka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026